Sport

Leverkuseni favorit për sulmuesin çek, Schick

Bayer Leverkuseni është afër transferimit të sulmuesit Patrcik Schick, i cili ka kontratë me skuadrën e Romës.

Raportohet se Leverkuseni ka ofruar rreth 30 milionë euro për shërbimet e Schickut, duke mposhtur konkurrencën e RB Leipzigut, Fiorentinës dhe Torinos.

Schick te Leverkuseni shihet si zëvendësim idel për Kai Havertzin, i cili do të transferohet te Chelsea.

Schick ka kontratë me Romën deri në vitin 2022, por edicionin e fundit ishte i huazuar te RB Leipzigu, ku pati paraqitje të mira duke shënuar dhjetë gola dhe asistuar tri herë në 28 paraqitje në të gjitha garat.