Tottenhami është futur në garë për transferimin e sulmuesit çek të Romës, Patrik Schick, shkruan “LaRoma24”.
Schick ka kaluar këtë edicion në formë huazimi te RB Leipzig. Klubi i Bundesligës gjermane ka edhe opsionin që ta blejë çekun për 29 milionë euro. Leipzigu ka shpresuar ta mbajë Schickun, pasi çeku ka shënuar shtatë gola e ka asistuar tri herë. Por, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, krerët e Leipzigut kanë qenë të gatshëm të paguajnë vetëm 15 milionë euro për Schickun.
Roma ka refuzuar këtë ofertë, duke hapur rrugën që Schick të transferohet në Premier League. Tottenhami ka shprehur gatishmëri të paguajë 29 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit.
Tottenhami është duke u interesuar të përforcohet në sulm dhe në plane e ka edhe yllin e Kosovës, Vedat Muriqi.