Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton me penalltinë e shënuar në minutën e 99-të

Roma ka shënuar fitore minimale të dielën në fund të ndeshjes kundër Spezias. Roma fitoi me golin e shënuar të Tammy Abrahamit nga penalltia në minutën e 99-të të ndeshjes që i takoi javës së 27-të të Serie A të Italisë.

Penalltia është dhënë vetëm pas rishikimit të rastit nëpërmjet ekranit të VAR-it. Roma në pjesën e dytë luajti me një lojtar më shumë në fushë. Kelvin Amian u përjashtua pas kartonit të dytë të marrë brenda gjashtë minutave.

Te Roma u paraqit në mbrojtje Marash Kumbulla, që në minutën e 64-t u ndëshkua me karton të verdhë. Rey Manaj i mungoi Spezias për shkak të suspendimit.