Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abraham i siguron tri pikë Romës në duelin ndaj Torinos

Roma ka shënuar fitore të vështirë të dielën në shtëpi duke e mposhtur Torinon me rezultatin 1:0.

Golin e tri pikëve për kryeqytetasit e shënoi sulmuesi anglez Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez shënoi në minutën e 32-të.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por që nuk u konkretizuan.

Te Torino 77 minuta ka luajtur Mërgim Vojvoda derisa në bankën rezervë ishte portieri Etrit Berisha.

Te Roma, Marash Kumbullua u inkuadrua në minutat shtesë të ndeshjes.