Roma ka shmangur disfatën në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Torinos. Është ndeshja e tretë për Romën pa fitore në Serie A të Italisë.
Roma barazoi 1:1 me Torinon. Karol Linetty shënoi në minutën e 55-të golin e epërsisë për Torinon, ndërsa Nemanja Matiq barazoi rezultatin në minutën e 94-t. Roma në minutën e 91-të humbi penallti.
Pjesë e formacionit fillestar të Torinos ishte edhe Mërgim Vojvoda.
Por, ai u largua nga fusha në minutën e 30-të. Roma përfundoi vitin 2022 në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Torino ka fituar 19 pikë nga 15 ndeshje.