Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton ndeshjen e fundit të xhiros

Roma e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të në Serie A. Të hënën mbrëma, Roma fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Spezias.

Roma është e gjashta me 28 pikë. Spezia mban vendin e 17-të me 12 pikë.

Chris Smalling shënoi në minutën e gjashtë për 1:0. Mbrojtësi tjetër, Roger Ibanez realizoi golin e dytë, në minutën e 56-të. Marash Kumbulla kompletoi ndeshjen te Roma, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë.

Rey Manaj luajti tërë ndeshjen për Spezian. Atij iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.