Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma shënon fitoren e dytë në Serie A

Roma e ka shënuar fitoren e dytë në Serie A.

Në kuadër të xhiros së dytë, Roma e ka mposhtur Cremonesen në “Olimpico” me rezultatin 1:0.

Chris Smalling shënoi golin e fitores për romakët. Anglezi realizoi me kokë pas harkimit nga këndi të Lorenzi Pellegrinit.

Golin, Smallingu ia dedikoi Georginio Wajnaldumit që është lënduar dhe pritet të mungojë gjatë.

Roma ka dy fitore dhe me gjashtë pikë renditet në vendin e tretë.

Cremonese pësoi humbjen e dytë në po aq takime.

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla qëndroi në bankë dhe nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm