Roma nuk ka dështuar në shtëpi dhe kështu ka mbajtur hapin me skuadrat e kreut në Serie a. Të dielën mbrëma, Roma fitoi 2:1 ndaj Lecces.
Chris Smalling shënoi në minutën e gjashtë, ndërsa Paulo Dybala realizoi penallti në minutën e 48-të. Për Leccen golin e vetëm e shënoi Gabriel Strefezza në minutën e 39-të.
Roma është e pesta me 19 pikë nga nëntë ndeshje. Lecce është e 16-ta me shtatë pikë.
Artikuj të ngjashëm