Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Romës në udhëtim

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të dielën mbrëma. Ajo mposhti Spezian me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 19-të të Serie A italiane.

Stephan El Shaarawy shënoi golin e parë në fundin e pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Roma ngriti epërsinë në 2:0.

Në minutën e 49-të, golin e dytë e shënoi Tammy Abraham. Në dy golat e shënuar asistues ishte Paulo Dybala.

Marash Kumbulla qëndroi në stol.

Me këtë fitore, Roma është ngritur në vendin e katërt me 37 pikë, kurse Spezia në vendin e 15-të me 18 pikë.