Roma mori fitore të vështirë ndaj Monzas, ndonëse prej minutës së 41-të kishte një lojtar më shumë në fushë.
Danilo D’Ambrosio i Monzas u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Roma golin e fitores e shënoi në minutën e 90-të. Realizator ishte Stephan El Shaarawy. Ai u aktivizua në minutën e 63-të dhe në fund shënoi golin e vlefshëm tri pikë.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së nëntë të Serie A.
Për Romën ishte fitorja e katërt këtë edicion. Me 14 pikë renditet në pjesën e epërme të klasifikimit.
Monza pësoi humbjen e tretë, ndërsa i ka 12 pikë në mesin e tabelës.
Edhe
Roma shënon fitoren e tretë rresht në Serie A
Në fund të ndeshjes me karton të kuq u ndëshkua trajneri i Romës, Jose Mourinho.