Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Mourinhos deklasohet në Ligën e Konferencës

Paraqitje impresive ka bërë 21-vjeçari Erik Botheim dhe e tërë skuadra norvegjeze Bodo/Glimt. Të enjten, Bodo/Glimti e deklasoi skuadrën e Romës që drejtohet nga Jose Mourinho në Ligën e Konferencës. Norvegjezët fituan me rezultatin 6:1 në kuadër të Grupit C.

Ishte humbja e parë e romakëve në kampanjën e garës së re të UEFA-s. Erik Botheim shënoi që në minutën e tetë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Patrick Berg në minutën e 20-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, spanjolli Carles Perez ngushtoi epërsinë në 2:1, tetë minuta më pas.

Pas pushimit, vendësit shënuan edhe katër gola tjerë. Botheim të tretin për skuadrën dhe të dytin personal, e shënoi në minutën e 52-të. Më pas, Ola Solbakken në minutën e 71-të, Amahl William Pellegrino në minutën e 72-të, dhe Solbakken sërish, vulosën rezultatin përfundimtar të këtij dueli.

Në Grupin C prinë Bodo/Glimt me shtatë pikë. Përcillet nga Roma që ka gjashtë.