Skuadra norvegjeze Bodo/Glimt dhe ajo italiane Roma, u përballën sërish mes vete, tani në çerekfinale së Ligës së Konferencës.
Bodo/Glimti mposhti Romën të enjten mbrëma në Norvegji me rezultatin, 2:1.
Lorenzo Pellegrini i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 43-të pas asistimit të Henrik Mkhitaryanit.
Në minutën e 56-të, shifrat për norvegjezët i barazoi mbrojtësi Ulrik Saltnes. Ndërkohë, golin e fitores e shënoi Hugo Vetlesen, në minutën e 89-të të ndeshjes.
Marash Kumbulla ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen te Roma.
Pas një jave, Roma e pret në shtëpi Bodo/Glimtin, ku edhe do të mësohet gjysmëfinalisti i këtij dueli.
Artikuj të ngjashëm