Riyad Mahrez i Leicesterit raportohet se është shumë afër kalimit te Roma.
Leicesteri thuhet se ka pranuar një ofertë prej 38 milionë eurosh për futbollistin, që ka kontratë deri në vitin 2020, por që ka shprehur dëshirën për largim.
SkySport Italia, La Roma24 dhe Corriere dello Sport raportojnë se marrëveshja është më afër se kurrë më parë.
Besohet se oferta në tavolinë është 35 milionë euro plus tre tjera përmes bonuseve.