Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e kërkon Vazquezin

Skuadra e Romës, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Real Madridit, Lucas Vazquez, ka shkruar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se trajneri i Romës, Jose Mourinho po insiston në transferimin e spanjollit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mourinho po e sheh Vazquezin si përforcim të duhur për repartin e sulmit. Për kartonin e Vazquezit, ekipi nga Serie A është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

30-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka shënuar një gol në 13 ndeshje në të gjitha garat.