Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Asension

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për Marcos Asension e Real Madridit, shkruan “Gazzetta dello Sport” të hënën.

Mësohet se Roma është gati të ofrojë 40 milionë euro për Asension, i cili po shihet si përforcim i madh nga trajneri Jose Mourinho.

Asensio ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm dhe në klubin madrilen nuk e kanë përjashtuar mundësinë e largimit të tij. 26-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2015, ndërsa ka luajtur edhe për Mallorcan e Espanyolin.

Sezonin e shkuar, ai realizoi 12 gola në të gjitha garat për Realin.