Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, po pret me padurim përballjen me ish-skuadrën e tij Romën, në "Stadio Olimpico" të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Reprezentuesi i Gjermanisë, Rudiger, ka luajtur 72 ndeshje për skuadrën e Serie A para se t'i bashkohej Chelseat në korrik dhe për skuadrën kampione të Anglisë ka luajtur 12 herë. Chelsea zë vendin e katërt në ligë dhe të parin në Grupin C të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRudiger 24-vjeçar kishte parashikuar një ndeshje me Romën para shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
"Unë fola me prindërit e mi pas shortit dhe unë e dija më herët dhe madje edhe prindërit më thanë, se do të kemi Romën në grup. Unë isha i lumtur dhe jam i lumtur të shkoj në Romë, të shkoj atje të luaj ndaj ish-bashkëlojtarëve të mi, pasi kam respekt të madh. Kam pasur dy vjet të mrekullueshëm, me ngritje e rënie, me lëndime. Por qëndronin prapa meje, lojtarët, skuadra, bordi dhe tifozët", ka thënë Rudiger. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.