Antonio Rudiger pritet të mbetet në Chelsea. Mbrojtësi gjerman ishte një ndër lojtarët kryesor te londinezët në edicionin që lamë pas.
Rudiger arriti ta ndihmojë ekipin anglez të fitojë Ligën e Kampionëve. Paraqitjet e mira të 28-vjeçarit kanë bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.
Kontrata aktuale e Rudigerit skadon në vitin 2022. Por drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë trevjeçare, që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2025.
Rudiger këtë sezon ka luajtur në 34 ndeshje, duke shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm