Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pret përgjigjen nga Rudigeri

Skuadra e Chelseat është në pritje të një përgjigjeje të mbrojtësit Antonio Rudiger.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit i kanë bërë propozimin për rinovimin e kontratës mbrojtësi gjerman.

Tani krerët e klubit londinez janë në pritje të një përgjigje të lojtarit.

Rudiger është në vitin e fundit të kontratës me ekipin anglez. Për 28-vjeçarin interesim kanë shprehur Real Madridi dhe Bayern Munichu.