Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudiger do të mbetet te Chelsea

Antonio Rudiger është i lumtur te skuadra e Chelseat. Mbrojtësi gjerman ka bërë të ditur se menaxheri i tij tashmë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

“Gjëja më e rëndësishme për të ardhmen time është se jam i lumtur këtu te Chelsea. Sa i përket rinovimt të kontratës, menaxheri im është në bisedime me klubin”, deklaroi Rudiger.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës”.

Këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar një gol.