Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rudigeri i pavendosur

Antonio Rudiger është një ndër lojtarët kryesorë te Chelsea në sezonet e fundit.

Mbrojtësi gjerman është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit, Thomas Tuchel.

Kontrata e mbrojtësit skadon në fund të këtij sezoni.

28-vjeçari tash e disa kohë ka nisur bisedimet, por nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen.

Krerët e klubit anglez thuhet se do t’i ofrojnë pagë të majme lojtarit për ta bindur të mbetet në Premier League.

Rudiger këtë sezon me Chelsean ka katër paraqitje në të gjitha garat.