Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma do të luajë në “EuroJapan Cup” gjatë Botërorit

Roma do të udhëtojë drejt Japonisë gjatë kohës kur zhvillohet Kupa e Botës, për të luajtur në edicionin e dytë të “EuroJapan Cup”.

“Giallorossët” do të udhëtojnë në Azi më 22 nëntor për të luajtur në turne, ndërsa ndeshja e parë e tyre do të jetë kundër Nagoya Grampus në “Toyota Stadium” më 25 nëntor.

Më 28 nëntor, të përzgjedhurit e Jose Mourinhos do të luajnë kundër Yokohama F. Marinos, në “Japan National Stadium”.

Roma shkon në Japoni për herë të parë pas 18 vjetësh.

Edicionin e parë të turneut “EuroJapan Cup” e fitoi Manchester City në vitin 2019.

Artikuj të ngjashëm