Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma barazon me Leccen

Roma nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Lecce.

Të shtunën mbrëma, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho barazoi 1:1 në udhëtim.

Lecce kaloi në epërsi e para me autogolin e Roger Ibanezit në minutën e shtatë.

Roma barazoi shumë shpejt me Paulo Dybalan (17’) nga penalltia.

Deri në fund, pavarësisht këmbënguljes së mysafirëve, nuk pati ndryshim në rezultat.

Edhe Roma kthehet te fitorja, mposht thellë Leccen Futboll Roma kthehet te fitorja, mposht thellë Leccen

Barazimi e ngrit Romën në pozitën e tretë me 41 pikë, aq sa ka edhe Milani një pozitë më poshtë.

Lecce është e 14-ta me 24 pikë.