Roma ka nisur të jap sinjalet e para pozitive pas emërimit të Claudio Ranierit në postin e trajnerit. Të shtunën, Roma e shënoi fitoren e parë pas më shumë se një muaji. Së fundi kishte fituar ndaj Torinos më 31 tetor.
Prej atëherë humbi nga Verona, Bologna, Napoli e Atalanta në Serie A dhe barazoi me Royale Unionin e Tottenhamin në Ligën e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën skuadra nga kryeqendra e Italisë fitoi 4:1 ndaj Lecces.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 15-të të Serie A.
Alexis Saelemaekers, Gianluca Mancini, Niccolo Pisilli dhe Manu Kone shënuan për Roman. Nikola Krstoviq shënoi golin e vetëm për Leccen, nga penalltia.
Ylber Ramadani luajti vetëm në pjesën e parë për Leccen. Medon Berisha u aktivizua prej minutës së 65-të.
Roma i ka 16 pikë në mesin e tabelës.
Lecce ka 13 pikë dhe ngadalë po rrëshqet drejt zonës së rrezikshme.