Monza e ka ndalur Romën në barazim të mërkurën mbrëma. Ndeshja e xhiros së 33-të e elitës së futbolli të Italisë mes Monzës e Romës u mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1.
Stephan shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 24-t, kurse Luca Caldirola barazoi shifrat në minutën e 39-të.
Ishte edhe goli i fundit në këtë ballafaqim. Në minutën e pestë të shtesës, Zeki Celik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë te Roma.
Roma në pozitën e shtatë mbetet me 58 pikë në 33 ndeshje. Monza në mesin e tabelës ka 45 pikë.