Sport

Roma arrin marrëveshje me Mahrezin, afër transferimit të tij

Sky Italia raporton se Roma ka arritur marrëveshje me Riyad Mahrezin, ndërsa tani është në fazën finale të bisedimeve me Leicesterin.

Sipas këtyre raporteve Roma ka përmirësuar ofertën e dytë për Mahrezin, pasi e para prej 22 milionë eurove ishte refuzuar nga klubi anglez, transmeton Koha.net.

Por, tani oferta e dytë prej 30 milionë euro pritet të pranohet nga klubi anglez.