Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rojo suspendohet dhe gjobitet rëndë

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, është suspenduar për kohë të gjatë e është gjobitur me shumë para pas përleshjes që e pati me persona të sigurimit.

Përleshja ka ndodhur këtë verë pas duelit ndërmjet Boca Juniorsit dhe Atletico Mineiros.

Dënimi i Rojos është konfirmuar të shtunën nga Shoqata e Futbollit të Amerikës së Jugut, Conmebol.

Boca Juniorsi u eliminua nga Copa Libertadores në mënyrë të parregullt sipas lojtarëve të ekipit argjentinas dhe gjithçka ndodhi pas ndeshjes.

Nga pamjet e kamerave dhe fotografitë, Rojo shihet duke e mbajtur në dorë mjetin zjarrfikës, e duke ua hedhur personave me të cilët ai me bashkëlojtarë po përlesheshin.

Rojo është dënuar me pesë ndeshje moslojë dhe është gjobitur me 25 mijë dollarë.