Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pesë ndeshje suspendim për yllin e Atleticos që fyeu gjyqtarin

Pesë ndeshje suspendim për yllin e Atleticos që fyeu gjyqtarin

Federata e Futbollit e Spanjës e ka suspenduar sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, me pesë ndeshje. 

Ai është dënuar të mërkurën për fyerje ndaj gjyqtarit në elitën e futbollit spanjoll në vikendin që e lamë pas. 

Correa u pa teksa e fyente referin pasi e ndëshkoi me karton të kuq për një faull të minutës së 88-të, në disfatën e Atleticos 2:1 nga Getafe të dielën. 

Correas fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas rishikimit të situatës në VAR, u përjashtua direkt me të kuq. 

Argjentinasi më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale. 

Edhe Përjashtohet Garcia, Barça me një lojtar më pak në fushë Futboll Përjashtohet Garcia, Barça me një lojtar më pak në fushë

Correa do të mungojë në Kupën e Mbretit dhe në La Liga, duke nisur që nga ndeshja e së dielës ndaj Barcelonës në shtëpi, në elitën spanjolle. 

Atletico ka një pikë më pak se Barcelona dhe Real Madridi në ligën spanjolle.