Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e yjeve të ligës MLS ndaj atyre të ligës meksikane.
Dhe njësoj si bashkëlojtari i tij tek Inter Miami, Jordi Alba, rrezikon suspendimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiga MLS e konfirmoi mungesën e dy lojtarëve të Inter Miamit të mërkurën, ka shkruar “ESPN”.
38-vjeçari Messi i cili ka shënuar tetë gola dhe Alba 36-vjeçar, mund të suspendohen për një ndeshje, sipas rregullores së ligës MLS, nëse nuk ka ndonjë justifikim mjekësor për mospjesëmarrje në këtë ballafaqim.
Edicioni i “All-Starit” të 29-të luhet të enjten mbrëma në Austin të Teksasit.
Tek ekipi më i mirë i ligës meksikane lider është Sergio Ramos.