Futboll

Messi i zemëruar për suspendimin nga liga MLS

messi

Lionel Messi ka qenë jashtëzakonisht i zemëruar pasi ai dhe bashkëlojtari, Jordi Alba, u suspenduan me një ndeshje për shkak se nuk morën pjesë në ndeshjen e yjeve të ligës MLS të SHBA-së me ata të ligës së Meksikës. 

Ekipi i yjeve të MLS-së e fitoi ndeshjen 3:1. 

MLS-ja kishte theksuar se çdo lojtar që nuk i përgjigjet ftesës për ndeshjen e “All-Starit”, do të suspendohet për ndeshjen e radhës në ligën MLS. 

“Ai ka qenë shumë i zemëruar, uroj të mos ketë ndikim. Reagimi ishte ashtu si pritej nga lojtarët që nuk e kuptojnë vendimin se mospjesëmarrja në këtë ndeshje përcillet me suspendim. Ky është rregulli por ata nuk e kuptojnë”, ka deklaruar pronari i Inter Miamit, Jorge Mas, shkruan BBC të shtunën. 

Argjentinasi 38-vjeçar, Messi, ka realizuar 18 gola në po aq paraqitje për ekipin që drejtohet nga Javier Mascherano në këtë sezon. Ndërkohë, 36-vjeçari Alba, ka luajtur në të gjitha 19 ndeshjet e elitës së futbollit amerikan. 

Kjo dyshe së bashku luajti edhe te Barcelona nga viti 2012 deri në vitin 2021.

Sipas trajnerit Mascherano, Messi ka munguar për shkak të lodhjes pas ndeshjeve të shumta që ka pasur.