Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodriguez i gatshëm të rikthehet tek Evertoni

James Rodiguez dëshiron të largohet nga Katari pas vetëm pesë muajsh qëndrim te klubi Al-Rayyan.

Ai ka thënë se është i gatshëm të kthehet në Everton gjatë verës së këtij viti.

“Nëse ata duan, unë do të isha plotësisht i hapur ndaj tyre”, ka thënë Rodriguez.

Reprezentuesi i Kolumbisë me skuadrën nga Katari ka kontratë deri në vitin 2024. Por ai preferon ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub evropian.

Para se t’i bashkohej skuadrës nga Katari, Rodriguez luajti një sezon për Evertonin.

Artikuj të ngjashëm