Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka thënë se Lionel Messi e meriton ta fitojë “Topin e Artë” para bashkëlojtarit të tij te Manchester City, Erling Haaland.
Argjentinasi Messi e udhëhoqi përfaqësuesen drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar dhe e fitoi titullin në Ligue 1 të Francës me Paris Saint-Germainin në edicionin 2022/23.
Ai ka përparësi për ta fituar “Topin e Artë” për herë të tetë.
Ceremonia do të mbahet në Paris më 30 tetor.
Rodri e ka pranuar se sulmuesi i Inter Miamit është favorit për këtë çmim, pavarësisht se Haaland ka shënuar 52 gola për Cityn që fitoi tripletën në edicionin e kaluar.
Edhe
Të hënën “Topi i Artë”, Dembele pritet të jetë fituesi
“Mendoj se Leo Messi do ta fitojë atë. Haaland po ashtu është figurë e rëndësishme dhe ka merita”, ka thënë ylli i Cityt në një intervistë dhënë për mediumin spanjoll “COPE”.
Edhe Rodri është i nominuar për këtë çmim, por nuk pret të fitojë.