Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, mendon se norvegjezi Erling Haaland është futbollisti që mund të afrohet për gola dhe trofe me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Haaland është superyll i Manchester Cityt.
“Lojtari më vendimtar në botë në kuptimin e shifrave është Erling Haaland. Ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Messin dhe Ronaldon. Ai është gjithashtu shumë i ri dhe do të luajë për shumë vjet”, ka thënë Rodri.
Haalandi është pjesë e Cityt nga viti 2022. Ai me gjigantin anglez ka zhvilluar 114 ndeshje. Ka realizuar 105 gola dhe ka bërë 14 asistime. Ka luajtur edhe për Dortmundin, Molden, Salzburgun dhe Brynen.
Rodri e ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.