Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, u shpall fitues i Topit të Artë të hënën mbrëma në ceremoninë e mbajtur në Paris.
Rodri u shpreh i lumtur me fitimin e Topit të Artë, por ai thotë se pa skuadrën e Cityt nuk mund ta kishte fituar këtë çmim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Manchester City është klubi më i mirë në botë. Nuk mund të kisha arritur këtë çmim pa klubin tim. Mund të them vetëm faleminderit shumë. Fitimi i Topit të Artë është realizimi i një ëndrre, një nder i vërtetë”, ka thënë Rodri.
Rodri me Spanjën e fitoi Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” ndërsa me Cityn e fitoi Premier Leaguen. Aktualisht spanjolli është i lënduar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.