Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka komentuar fituesin e Topit të Artë.
Aguero theksoi se Rodri e meritonte ta fitonte çmimin më të madh individual në futboll. Aguero ndër të tjera tha se futbolli është për të gjithë jo vetëm për Real Madridin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rodri është lojtari më i mirë në botë. E ka merituar që ta fitojë Topin e Artë. Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin. Te Madridi mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan ”, deklaroi Aguero.
Madrilenët e bojkotuan ceremoninë që u mbajt të hënën në Paris pasi braziliani Vinicius Junior nuk u shpall fitues i çmimit kryesor.
Real Madridi u shpall klubi më i mirë i vitit, ndërsa Carlo Ancelotti u shpall trajneri i vitit.