Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rodri firmos kontratë të re me Man Cityn

Mesfushori Rodri ka firmosur kontratë të re me Manchester Cityn.

Spanjolli do të jetë pjesë e Cityt deri në vitin 2027, ka njoftuar klubi anglez të martën.

Rodri ishte njëri nga lojtarët që City dëshiron t’i mbajë gjatë në ekip dhe për këtë i ka ofruar zgjatje të kontratës.

“Jam i uritur për më shumë. City është klubi që më ofron shanset për të fituar më shumë dhe kjo është arsyeja që do të qëndrojë edhe më gjatë këtu. Vendimi në vitin 2019 për të nënshkruar me City ka qenë vendimi më i mirë që kam marr deri me tani”, tha Rodri.

Ai u transferua te klubi anglez në vitin 2019 nga Atletico Madridi për rreth 62 milionë funte.