Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me kontratë të re për Rodrin

Manchester City po planifikon t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Rodri.

Paraqitjet e mira edicionin që lamë pas ka bërë që krerët e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re mesfushorin.

Kontrata aktuale spanjollit i skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit e skuadrës angleze do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare.

Është trajneri Pep Guardiola që ka bërë të ditur se 25-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Rodri është pjesë e City që nga viti 2019, kur u transferua nga Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm