Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roca zyrtarizohet te Leedsi

Leedsi e ka transferuar mesfushorin spanjoll, Marc Roca, nga skuadra e Bayern Munichut.

Roca me skuadrën e Premier Leagues angleze ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Transferimi i tij është bërë për 10 milionë funte.

25-vjeçari është bërë transferimi i tretë i Leeds Unitedit, pas dyshes që erdhi nga Salzburgu, Brenden Aaronson dhe Rasmus Kristensen.

Ish-reprezentuesi i Spanjës U21 është paraqitur në 24 ndeshje për Bayernin, por nuk ka shënuar gol.

Mesfushori Roca ishte transferuar te bavarezët nga Espanyoli në vitin 2020.

Artikuj të ngjashëm