Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi vendos ta transferojë Rocan e Bayernit

Leeds Unitedi ka vendosur që ta transferojë mesfushorin e Bayern Munichut, Marc Roca.

Skuadra e Premier Leagues pritet t’i shpenzojë 10 milionë funte për ta finalizuar marrëveshjen për futbollin e Përfaqësueses U21 të Spanjës.

25-vjeçari do të bëhej transferimi i tretë për Leeds Unitedin, që tashmë ka siguruar shërbimet e Brenden Aaronsonit dhe Rasmus Kristensenit.

Roca ka luajtur në 24 ndeshje për Bayernin në dy sezonet e fundit.

Nuk ka shënuar gol për Bayernin dhe do të largohet nga bavarezët, ani pse ka kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Bundesligës Gjermane.

Ai u transferua nga Espanyoli në vitin 2020.