Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kthen sytë kah Rashfordi

Forma e mirë e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Bayern Munichut. “Sport Bild” raporton të enjten se Bayerni po synon transferimin e anglezit në verë, pasi po e sheh si zëvendësim ideal për polakun Robert Lewandowski.

Rashford ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 dhe Bayerni po përgatit ofertën për transferimin e tij në fund të sezonit.

Mësohet se Bayerni është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shënuar 21 gola në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për ekipin anglez.

Artikuj të ngjashëm