Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi siguron spanjollin Roca

Leeds Unitedi ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin për transferimin e mesfushorit defensiv Marc Roca, ka bërë të ditur “Sky Sports Germany” të martën. 

Për kartonin e spanjollit 25-vjeçar, Leedsi do t’i paguajë Bayernit rreth dhjetë milionë euro. Ndërsa Roca do të firmosë kontratë afatgjate me ekipin anglez.

Roca iu bashkua Bayernit në vitin 2020 nga Espanyoli dhe sezonin e fundit pati vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat për bavarezët. Ai me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2025.