Skuadra e Leeds Unitedit ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë për sezonin e ri, të cilin po ashtu e ka bërë nga Salzburgu i Austrisë. Pas Brenden Aaronsonit, Leedsi ka transferuar nga ekipi austriak edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Rasmus Kristensen, ka njoftuar ekipi nga Premier League të mërkurën.
Për kartonin e Kristensenit, skuadra angleze ka paguar 12 milionë euro dëmshpërblim. Danezi 27-vjeçar me Leedsin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Kristensen ishte pjesë e Salzburgut prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Ajaxi, kurse sezonin e fundit ka pasur paraqitje të mira, duke shënuar dhjetë gola dhe asistuar tetë herë në të gjitha garat.