Mbrojtësi Maximilian Wober, është përforcimi i parë i Leeds Unitedit në afatin kalimtar të janarit. Wober, të martën është prezantuar tek Leedsi, ekip të cilit iu bashkua nga Salzburgu. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Leedsi ka paguar 15 milionë euro për 24-vjeçarin.
Wober me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe me fanellën e Leedsit do të debutojë në fundjavë.
Ai është reprezentues i Austrisë dhe te Leedsi po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen. Wober ka qenë pjesë e Salzburgut prej vitit 2019, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Ajaxi e Rapidi i Vjenës.
Në 21 ndeshje të luajtura këtë edicion për Salazburgun, Wober ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.