Haxhi Krasniqi ka shkruar histori të shtunën mbrëma. Ai është bërë shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist.
Krasniqi ka nokautuar me goditje te fuqishme gjermanin Dominic Boesel.
Meçi në Magdeburg të Gjermanisë është vendosur në raundin e tretë.
Boesel nuk ka mundur të ngritet pas goditjes së Krasniqit.
Meçi ishte i vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.
Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist. Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare.