Bernard Berisha ka shënuar një gol të shtunën në fitoren e Akhmat Groznyt në shtëpi kundër Orenburgut.
Akhmat Grozny fitoi me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së 18-të të elitës së futbollit të Rusisë.
Berisha realizoi nga penalltia në minutën e tretë të shtesës së pjesës së parë.
Berisha e kompletoi ndeshjen.
Akhmat Grozny pas 18 xhirove ka grumbulluar 29 pikë, ndërsa Orenburgu mbetet me 25 pikë.
Artikuj të ngjashëm