Sport

Berisha ia siguron fitoren Akhmat Groznyt

Bernard Berisha ka shënuar golin e fitores për Akhamt Groznyn. Berisha u inkuadrua në minutën e 80-të në fushë, ndërsa shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

Akhamt Grozny fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim ndaj Uralit. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së dhjetë të elitës së futbollit të Rusisë.

Për sulmuesin e krahut është goli i dytë në tetë paraqitje këtë sezon.