Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernard Berisha asiston në fitoren e Akhmat Groznyt

Bernard Berisha ka kontribuar me asistim në fitoren e Akhmat Groznyt që mposhti Lokomotiv Moskën me rezultatin 2:1.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së tetë të Premier Leagues së Rusisë. Berisha asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 3-të, ndërsa luajti deri në minutën e 64-t.

Për Berishën është asistimi i parë në edicionin aktual, ndërsa ka të shënuar edhe një gol në gjashtë ndeshje.