Sulmuesi i krahut, Bernard Berisha ka shënuar gol të dielën në kuadër të kampionatit të Rusisë.
Berisha shënoi golin e dytë për Akhmat Groznyn që pësoi thellë, 4:2 nga CSKA Moska.
Berisha shënoi në minutën e 58-të. Ishte goli i parë i Berishës në katër paraqitje këtë edicion. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë.