Klubi i futbollit Prishtina njoftoi se ka arritur marrëveshje me Trepçën ’89 për transferimin e Rilind Nimanit.
Prishtina njoftoi në Facebook të hënën se 23-vjeçari, do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas për dy vjetët e ardhshme. Nimani, i lindur në Prishtinë, ishte futbollist i KEK-ut dhe pjesë e klubit mitrovicas në tre vjetët e fundit.
Ai tha se është nder dhe krenari të përfaqësojë Prishtinën.
“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të qytetit të zemrës. Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave. Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë Nimani, thuhet në njoftimin e klubit.