Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Richarlisoni ftohet nga Brazili

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison është ftuar nga Brazili për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe El Salvadorit.

Sulmuesi që i kushtoi Evertonit 40 milionë funte gjatë kësaj vere, ka realizuar tre gola dhe është ndëshkuar me karton të kuq në tri ndeshjet e para të Premier Ligës.

Richarlison, 22-vjeçar, do të zëvendësojë Pedron e Fluminenses që është lënduar gjatë këtij vikendi.

Brazili ndaj SHBA-ve do të luajë më 6 shtator ndërsa gjashtë ditë më vonë përballet me El Salvadorin.