Sulmuesi i Tottenhamit dhe Btrazilit, Richalison ka folur shumë sinqerisht për atë që dëshiron të bëjë me kohën e tij kur të tërhiqet nga futbolli.
Ashtu si bashkatdhetari tij i famshëm, Ronaldinho, Richarlison ka thënë se dëshiron të blej një ishull dhe të qëndroj atje me shumë gra duke përshkruar një fotografi të Ronaldinhos, që shihet nën shoqërimin e pesë femrave në një pishinë.
“Do të blej një ishull dhe do të qëndroj atje me shumë femra, si ajo fotografi e Ronaldinhos”, ka thënë Richarlison. Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në Brazil. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit pati thënë se fotografia e postuar ishte një shaka me një mik. Richarlison është një nga sulmuesit e shumtë që ka zgjedhur Tite për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në Katar. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë titullar te Brazili.